Rusia pretendon se ka rrëzuar raketa dhe dron mbi Belgorod

schedule18:06 - 7 Shkurt, 2024

schedule 18:06 - 7 Shkurt, 2024

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar shtatë raketa dhe dy drone mbi rajonin jugperëndimor të Belgorod.

Ajo akuzoi Ukrainën për kryerjen e sulmit duke përdorur raketa Vampire të prodhimit çek.

Të njëjtat raketa u përdorën në sulmet vdekjeprurëse në Belgorod në dhjetor, tha Rusia.

Guvernatori i Belgorodit Vyacheslav Gladkov tha se dy persona ishin plagosur. Rajoni është sulmuar shpesh nga Ukraina në përgjigje të pushtimit të Rusisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!