Një sulm me raketa është duke u zhvilluar në Krime. Forcat anti-ajrore ruse deklaruan se rrëzuan një raketë, njoftoi përmes Telegram guvernatori i emëruar nga Rusia i Sevastopolit, Mikhail Raznozayev
“Ushtarët tanë zmbrapsën një sulm në Krime. Sipas informacioneve të para, mbrojtja kundërajrore ka rrëzuar një raketë pranë aeroportit Belbek”, ka shkruar Raznozayev në postimin e tij. Në të njëjtën kohë, guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, raportoi se shtatë dronë ukrainas u rrëzuan në rajon.
Sipas Gladov, nuk ka viktima.