Rusia pranon ndihma nga SHBA për të përballuar koronavirusin

schedule01:33 - 18 Maj, 2020

schedule 01:33 - 18 Maj, 2020

Shtetet e Bashkuara do të dhurojnë 200 ventilatorë mjekësorë në Rusi, pasi ky vend po përballet me numër të lartë të të infektuarve nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Javën e ardhshme do të realizohet dërgesa e parë prej 50 ventilatorëve. Më 8 maj presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kishte ofruar ndihmë për Rusinë, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Rusia ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të raportuara me COVID-19 në botë pas SHBA.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!