Rusia planifikon të shkëpusë centralin bërthamor të Zaporizhzhia nga rrjeti i Ukrainës

schedule08:35 - 25 Gusht, 2022

schedule 08:35 - 25 Gusht, 2022

Një plan i detajuar është hartuar nga Rusia për të shkëputur termocentralin më të madh bërthamor të Evropës nga rrjeti energjetik i Ukrainës, duke rrezikuar një dështim katastrofik të sistemeve të saj, raporton The Guardian.

Udhëheqësit botërorë kanë bërë thirrje që zona e Zaporizhzhia të çmilitarizohet pasi u shfaqën pamjet e automjeteve të ushtrisë ruse brenda uzinës dhe kanë paralajmëruar më parë Rusinë kundër shkëputjes së tij nga rrjeti ukrainas dhe lidhjes së tij me rrjetin elektrik rus.

Por Petro Kotin, kreu i kompanisë së energjisë atomike të Ukrainës, i tha The Guardian në një intervistë se inxhinierët rusë kishin hartuar tashmë një plan të ndërprerjes mbi bazën e planifikimit të emergjencës.

“Ata ia paraqitën planin[punëtorëve në uzinë dhe punëtorët e uzinës na e paraqitën. Parakushti për këtë plan ishte dëmtimi i rëndë i të gjitha linjave që lidhin termocentralin bërthamor Zaporizhzhia me sistemin ukrainas”, tha Kotin.

Ai ka frikë se ushtria ruse tani po synon këto lidhje për ta bërë realitet skenarin e emergjencës. /abcnews.al