Rusia ndërpreu gazin, kryeministri polak i vendosur: Nuk do të paguajmë me rubla

schedule16:41 - 27 Prill, 2022

schedule 16:41 - 27 Prill, 2022

Kryeministri polak Matthew Morawiecki ka thënë se vendi i tij nuk do të paguajë për gazin rus në rubla dhe u bëri thirrje partnerëve të tij të bëjnë të njëjtën gjë.

Polonia, thekoi Morawiecki, do të bënte gjithçka në fuqinë e saj për të vendosur gjoba ndaj Rusisë për pezullimin e marrëveshjes, pasi ndaloi furnizimet me gaz në kundërshtim me detyrimet e saj kontraktuale.

Ndërprerja e dërgesave nuk është e ligjshme dhe nuk është në përputhje me kontratën, shtoi ai.

Gjiganti rus energjetik Gazprom pezullulloi furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë. Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje vendeve që ai i quan si “jomiqësore” që të bien dakord që pagesat për gazin të bëhen në rubla. /abcnews.al