Kompania kryesore e fluturimeve ruse “Aerflot” ka njoftuar se do të ndalojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare përveç një vendi, Bjellorusisë, raporton Associated Press.
Deklarata vjen pasi agjencia e aviacionit në Rusi, Rosaviatsiya, rekomandoi që të gjitha linjat ajrore ruse të ndalojnë fluturimet e pasagjerëve dhe mallrave jashtë vendit.
Abcnews.al ju sjell zhvillimet më të rëndësishme në ditën e 10 të luftës në Ukrainë:
–Në kuadër të dy raundeve të bisedimeve të zhvilluara mes dy delegacioneve rus dhe ukrainas, sot është vendosur një armëpushim për disa orë në dy qytete Mariupol dhe Volnovakha me qëllim largimin e civilëve.
–Armëpushimi filloi në orën 09:00. Por menjëherë pas shpalljes së armëpushimit, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit tha se trupat ruse ishin ende duke bombarduar qytetin.
Lexo edhe:Italia sekuestron jahtet dhe vilat e 4 oligarkëve rusë me vlerë 140 milionë euro
–Ukraina pezulloi evakuimin, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të strehohen në vende të sigurta, në pritje të një njoftimi të dytë.
–Ministria ruse e mbrojtjes tha se civilët nuk ishin larguar nga rrugët e sigurta dhe akuzoi autoritetet ukrainase se kishte penguar njerëzit që të largoheshin.
–Negociatat mes të dyja palëve po vazhdojnë, tha nënkryetari i bashkisë së Mariupol.
–Rusia ka “të ngjarë” të ketë rrethuar katër qytete kryesore – Kharkiv , Chernihiv , Sumy dhe Mariupol, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.
–Kremlini nga ana tjetër mbështeti ligjin për dënimin deri në 15 vite të personave që përhapin lajme të rreme duke theksuar se vendi po përballet me një “luftë informacioni”.
– 66,000 burra janë kthyer në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.
-Zara mbylli 500 dyqanet e saj në Rusi, ndërsa Samsung dhe PayPal po pezullojnë aktivitetet në vend.
–Qeveria britanike i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina.
/abcnews.al/