Rusia mohon se ka sulmuar Katedralen e Odesës

schedule16:34 - 24 Korrik, 2023

schedule 16:34 - 24 Korrik, 2023

Kremlini mohoi të hënën se forcat ruse kishin goditur një katedrale në qytetin ukrainas të Odessa dhe tha, pa dhënë detaje, se kisha ishte goditur nga një raketë e lëshuar nga Ukraina.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha dje se një raketë ruse goditi Katedralen në qendrën historike të Odessa. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kisha mund të jetë goditur nga një raketë kundërajrore ukrainase.

“Forcat tona të armatosura nuk sulmojnë kurrë objektet publike dhe aq më pak kishat… Ne i mohojmë këto akuza, janë krejtësisht të rreme. Këtu bëhet fjalë për zjarr ukrainas që shkatërroi katedralen,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Kremlini denoncon një sulm të qëllimshëm ndaj gazetarëve

Ndërkohë, Kremlini njoftoi sot se Rusia do të vazhdojë “operacionin e saj të posaçëm ushtarak” në Ukrainë dhe do të arrijë të gjitha qëllimet e saj, pavarësisht sulmeve me dronë ukrainas ndaj Rusisë.

Ndërkohë, Rusia tha se Ukraina u përpoq të sulmonte gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia gjatë natës duke përdorur 17 dronë, por se sulmi u zmbraps.

Kremlini tha gjithashtu sot se kishte nevojë për “vigjilencë të shtuar” pasi Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) tha se kishte zbuluar gjurmë eksplozivi në një anije që lundronte drejt Rusisë për të marrë grurë.

Ndërkohë, Kremlini akuzoi Kievin për kryerjen e një “sulmi të qëllimshëm ndaj gazetarëve” në rajonin Zaporizhia të Ukrainës juglindore, në të cilin u vra një gazetar i agjencisë ruse të lajmeve RIA.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!