Rusia: Mbetemi furnizuesi më i besueshëm i gazit pavarësisht sanksioneve

schedule10:47 - 23 Maj, 2024

schedule 10:47 - 23 Maj, 2024

“Rusia mbetet furnizuesi më i besueshëm i gazit pavarësisht presionit të sanksioneve të vendeve perëndimore dhe shpërthimeve në tubacionet e gazit Nord Stream dhe Nord Stream-2”.

Kështu u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, shkruan Tass.

“Pavarësisht presionit të sanksioneve të Perëndimit dhe shpërthimeve të gazsjellësit  Rusia mbetet ende furnizuesi më i besueshëm i gazit dhe ajo përmbush plotësisht detyrimet e saj kontraktuale,” tha ajo.

Vendet perëndimore nuk po kryejnë një hetim të duhur për shpërthimet e Nord Stream, theksoi Zakharova, duke shtuar se ishte Perëndimi që kufizoi furnizimet e hidrokarbureve nga Rusia, ndërsa Moska akuzohet për pezullimin e furnizimeve me gaz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!