Rusia konfirmon se ka goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës

schedule12:21 - 15 Janar, 2025

schedule 12:21 - 15 Janar, 2025

Ukraina është detyruar të mbyllë furnizimin me energji në disa pjesë të qarkut pas një sulmi masiv rus këtë mëngjes. 

Ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se ka kryer sulmet, duke thënë se goditi “objektet kritike të rëndësishme të infrastrukturës së gazit dhe energjisë” që “sigurojnë funksionimin e kompleksit industrial ushtarak të Ukrainës”, shkruan Sky News.

Si rezultat i goditjeve, kompania shtetërore e energjisë Ukrenergo raportoi ndërprerje emergjente të energjisë në rajonet Kharkiv, Sumy, Poltava, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe Kirovohrad.

Sulmi vjen një ditë pasi Ukraina tha se kishte kryer sulmin e saj më të madh të luftës deri më tani në objektet ushtarake të Rusisë – ndaj të cilit Moska premtoi një përgjigje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!