Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar ndaj akuzave të Polonisë së Rusia ka planifikuar akte terrorizmi ajrore kundër vendeve, duke i cilësuar si të pabaza.
“Këto janë akuza krejtësisht të pabaza kundër Rusisë”, u tha Peskov gazetarëve në lidhje me akuzën e hedhur nga kryeministri polak Donald Tusk. “Polonia dihet se bën akuza të tilla”, shtoi ai.
Kryeministri polak Donald Tusk e bëri këtë deklaratë pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Varshavë, me sa duket duke iu referuar paketave që shpërthyen në depot e furnizimit në Evropë, për të cilat zyrtarët perëndimorë të sigurisë thanë se ishin pjesë e një plani testimi rus për të sfiduar shpërthimet në fluturimet e avionëve mallrash për në Shtetet e Bashkuara./abcnews.al