Rusia i kërkon Japonisë të mos destabilizojë rajonin Azi-Paqësor

schedule22:07 - 11 Gusht, 2023

schedule 22:07 - 11 Gusht, 2023

“Moska i bën thirrje Tokios të përmbahet nga çdo përgatitje ushtarake që mund të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin në rajonin Azi-Paqësor”.

Kështu u shpreh sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, shkruan Tass.

Ajo tha se 11 gushti shënon 85 vjetorin e përfundimit të konfliktit të armatosur me Japoninë militariste në liqenin Hassan.

Sipas saj, ky provokim tregoi se planet agresive të ushtrisë japoneze kundër Bashkimit Sovjetik ishin plotësisht të qarta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!