Rusia i jep leje Kievit: Anijet e bllokuara me grurë mund të largohen nga portet e Ukrainës

schedule21:24 - 2 Qershor, 2022

schedule 21:24 - 2 Qershor, 2022

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se anijet e bllokuar me drithë mund të largohen nga portet e Ukrainës në Detin e Zi nëpërmjet “korridoreve humanitare”, shkruan Reuters.

Ministria ruse e Mbrojtjes thekson gjithashtu se Moska nuk do të përfitojë nga kriza humanitare në Ukrainë për qëllimet e “operacionit special ushtarak”, siç e quan pushtimin e Rusisë në vendin fqinj.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithit dhe paaftësia e saj për të eksportuar të korrat  ka çuar në rritjen e çmimeve globale të ushqimeve.

Portet janë bllokuar për eksporte që nga fillimi i pushtimit rus  në shkurt./abcnews.al/