Rusia i etiketon anëtaret e grupit Pussy Riot si agjente të huaja

schedule04:25 - 31 Dhjetor, 2021

schedule 04:25 - 31 Dhjetor, 2021

Dy anëtare të grupit aktivist pop-punk Pussy Riot janë quajtur agjente të huaja nga qeveria ruse, së bashku me gazetarë dhe figura të tjera të shquara. Ministria e Drejtësisë në Rusi publikojë një listë të përditësuar me emra personash që i cilësonte si agjentë të huaj. Grupi deklaroji që do ta apelojë vendimin në gjykatë dhe që nuk do të respektojnë rregullat për etiketimin e postimeve në mediat sociale.

Ligji për agjentët e huaj u miratua në vitin 2012 për të vënë në dukje organizatat jofitimprurëse të financuara nga jashtë, por u zgjerua më vonë në mënyrë që të përfshinte media të pavarura dhe individë. Ministria e Drejtësisë në një deklaratë të saj tha se këta njerëz shpërndajnë sistematikisht materiale në një rreth të papërcaktuar personash, ndërkohë që marrin fonde të huaja

Çdo individ i cilësuar nga autoritetet si agjent i medias së huaj duhet të regjistrohet dhe të japë detaje të aktiviteteve dhe financave çdo gjashtë muaj. I gjithë materiali i tyre, duke përfshirë mesazhet e mediave sociale, duhet të përmbajë një mesazh të gjatë që tregon statusin e tyre si agjent të huaj raporton “BBC”.

Grupi Pussy Riot i formuar në vitin 2011 ka kritikuar presidentin Vladimir Putin dhe shtetin rus nëpërmjet muzikës dhe aktivizmit. Nadezhda Tolokonnikova një nga anëtaret e grupit që u cilësua si agjente e huaj u burgos në vitin 2012 për shkak të një proteste në një katedrale të Moskës. Në listën e përditësuar të personave që quheshin agjentë të huaj ishin gazetarë, një satirist i njohur dhe një kurator arti.

Gjykata e Lartë e Rusisë në fillim të kësaj javë urdhëroi mbylljen e grupit Memorial të njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për shkak se kishte dështuar në shënimin e përmbajtjes në statusin e tij zyrtar. Vendimi i gjykatës u dënua nga Amnesty International dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!