Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia godet porte e ura në rajonin e Odesës

schedule15:43 - 20 Dhjetor, 2025

schedule 15:43 - 20 Dhjetor, 2025

Rusia sulmoi të shtunën portin jugor ukrainas Pivdeni, thanë zyrtarët ukrainas, teksa Moska intensifikoi goditjet në rajonin e Odesës përgjatë Detit të Zi, duke goditur ndërtesa energjetike dhe një rrugë kyç që çon drejt kufirit me Moldavinë.

Rusia po kryen një fushatë sulmesh, pothuajse të pandërprera, me dronë dhe raketa në këtë rajon ku gjenden portet jetike për tregtinë e Ukrainës dhe furnizimet me karburant, pasi Moska po kërcënon që ta shkëpusë “Ukrainën nga deti”.

Sulmet ajrore u përshkallëzuan edhe pse Shtetet e Bashkuara po udhëheqin një përpjekje diplomatike që synon dhënien fund të luftës, që po i afrohet përvjetorit të katërt.

Të shtunën negociatorët amerikanë pritet të takohen në Floridë me zyrtarët rusë, në përpjekjen e radhës diplomatike për fundin e luftës.

Sulmi i së shtunës ndaj portit të Pivdenit goditi rezervuarë, tha zëvendëskryeministri ukrainas, Oleksiy Kuleba, përmes Telegramit, një ditë pasi një sulm raketor në këtë port la të vrarë tetë persona dhe plagosi të paktën 30 të tjerë.

Të enjten dhe të premten, forcat ruse shënjestruan një urë mbi grykëderdhjen e lumit Dniestër pranë fshatit Majaki, në verilindje të Pivdenit, thanë zyrtarët ukrainas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!