Rusia falënderon shtetet mike nga Afrika për mbështetje, reagon Gjermania: Turp të keni

schedule19:44 - 5 Mars, 2022

schedule 19:44 - 5 Mars, 2022

Ambasada e Rusisë në Afrikën e Jugut ka shpërndarë një shkrim në rrjetin social Twitter duke i falënderuar të gjithë ata që po i mbështesin në pushtimin e Ukrainës.

Sipas tyre, Rusia, si 80 vjet më parë, po lufton nazizmin në Ukrainë.

“Të nderuar abonentë, ne kemi marrë një numër të madh letrash solidariteti nga afrikano-jugorët, si individë ashtu edhe organizata. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe jemi të lumtur që vendosët të qëndroni me ne sot, kur Rusia, si 80 vjet më parë, po lufton nazizmin në Ukrainë”, shkruan express.

I menjëhershëm ishte reagimi i ambasadës gjermane në Afrikën e Jugut, ku tha se Rusia po bën masakrimin e fëmijëve, grave e burrave të pafajshëm për përfitime të veta.

“Na vjen keq, por nuk mund të heshtim për këtë, është thjesht shumë cinike. Ajo që po bën Rusia është masakrimi i fëmijëve, grave dhe burrave të pafajshëm për përfitimet e veta. Sigurisht që nuk është “luftimi i nazizmit”. Turp për këdo që bie pas kësaj. (Mjerisht, ne jemi disi ekspertë të nazizmit)”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.

/abcnews.al