Rusia do të vazhdojë të bisedojë me vendet afrikane që kërkojnë të ndërmjetësojnë luftën në Ukrainë

schedule17:18 - 19 Qershor, 2023

schedule 17:18 - 19 Qershor, 2023

Rusia do të vazhdojë të bisedojë me një grup vendesh afrikane që kërkojnë të ndërmjetësojnë në konfliktin me Ukrainën, veçanërisht në një samit Rusi-Afrikë muajin e ardhshëm, ka thënë Kremlini.

Gjatë fundjavës, Presidenti Vladimir Putin i dha delegacionit të shtatë vendeve afrikane që kishte ardhur për ta parë atë në Shën Petersburg një listë me arsyet pse ai besonte se shumë nga propozimet e tyre ishin të gabuara, duke hedhur ujë të ftohtë mbi një plan tashmë të hedhur poshtë kryesisht nga Kievi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se bisedimet me delegacionin do të vazhdonin megjithatë, pasi disa nga sugjerimet e tij teorikisht mund të zbatoheshin.

Ai nuk specifikoi se për cilat propozime i referohej, shkruan Sky News.

“Në përgjithësi, dialogu me afrikanët do të vazhdojë,” tha Peskov.

“Ka disa tema në idetë e përshkruara gjatë bisedimeve nga anëtarët e delegacionit të cilat mund të zbatohen, siç tha presidenti Putin.”

“Kjo punë do të vazhdojë, duke përfshirë samitin Rusi-Afrikë që do të mbahet pas një muaji në Shën Petersburg”, shtoi Peskov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!