Rusia do të tërheqë trupat ushtarakë nga kufiri me Ukrainën

schedule08:33 - 23 Prill, 2021

schedule 08:33 - 23 Prill, 2021

Rusia ka urdhëruar tërheqjen e trupave ushtarakë në kufi me Ukrainën pas një grumbullimi masiv që ngriti alarmin nga Europa Perëndimore në Uashington.

Pas një kontrolli të papritur të gatishmërisë luftarake, ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, deklaroi përfundimin e stërvitjes ushtarake në zonë dhe urdhëroi trupat ruse të ktheheshin në bazat e tyre të përhershme.

“Synimet e kontrollit të papritur u arritën plotësisht. Trupat ushtarake demonstruan aftësinë e tyre për të siguruar mbrojtje të besueshme të vendit. Në këtë drejtim, unë kam vendosur të përmbyll aktivitetet e inspektimit në qarqet ushtarake Jugore dhe Perëndimore”, tha Shoygu, duke ndjekur manovrat nga afër në Detin e Zi.

Vendimi është mirëpritur nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, i cili tha në Twitter se masa “ul  tensionin”mes dy vendeve. Rikujtojmë së Ukraina është përfshirë në konflikt në rajonet e saj lindore që nga marsi i vitit 2014, pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

Luftimet midis forcave të qeverisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore kanë shkaktuar më shumë se 13.000 viktima sipas OKB-së./abcnews.al