Rusia do të ofrojë ndihma dhe trajnime ushtarake në Burkina Faso

schedule15:26 - 5 Qershor, 2024

schedule 15:26 - 5 Qershor, 2024

Minsitri i Jashtëm rus, Sergeu Lavrov njoftoi se Moska do të dërgojë furnizime dhe instruktorë shtesë ushtarakë në Burkina Faso për të ndihmuar vendin e Afrikës Perëndimore të rrisë aftësitë e tij mbrojtëse.

Burkina Faso, nën udhëheqjen ushtarake që nga një grusht shteti i vitit 2022, ka qenë mikpritëse e kontingjenteve të forcës mercenare Wagner, themeluesi i së cilës Yevgeny Prigozhin u vra në një aksident avioni gushtin e kaluar.

“Që nga kontaktet e para midis vendeve tona pas ardhjes në pushtet të Presidentit Ibrahim Traore, ne kemi qenë shumë të angazhuar në të gjitha fushat e bashkëpunimit, duke përfshirë zhvillimin e lidhjeve ushtarake dhe ushtarako-teknike,” deklaroi kryediplomati rus.

“Nuk kam dyshim se falë këtij bashkëpunimi do të shkatërrohen xhepat e mbetur të terrorizmit në territorin e Burkina Fasos”, tha Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus ka bërë një sërë vizitash në Afrikë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa Rusia, e goditur nga sanksionet perëndimore, kërkon partnerë të rinj tregtarë dhe përpiqet të mbledhë vendet në zhvillim pas vizionit të saj për një “botë shumëpolare” që nuk dominohet më nga SHBA dhe ish-fuqitë evropiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!