Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosur lufte

schedule22:11 - 18 Tetor, 2024

schedule 22:11 - 18 Tetor, 2024

Rusia tha se më 18 tetor ka këmbyer 95 ushtarë ukrainas, që ishin mbajtur robër, me numrin e njëjtë të ushtarëve rusë, përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Si rezultat i procesit negociues, 95 ushtarë rusë janë kthyer” nga Ukraina, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Moska bëri të ditur se po ashtu ka dorëzuar 95 ushtarë ukrainas, që ishin të burgosur të luftës. Kievi ende nuk ka konfirmuar këmbimin e të burgosurve.

Pavarësisht armiqësive që po vazhdojnë, Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer qindra të burgosur që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj më 2022. Shpesh, marrëveshjet për këmbimin e të burgosurve janë ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite apo Turqia.