Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 150 të burgosur lufte

schedule15:23 - 31 Maj, 2024

schedule 15:23 - 31 Maj, 2024

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se në kuadër të negociatave të zhvilluara me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) janë liruar 75 ushtarë ukrainas të burgosur lufte në këmbim të 75 ushtarëve rus.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se 75 ushtarë rus që ishin zënë robër lufte u rikthyen nga Ukraina, ndërsa në këmbim, Forcave të Armatosura të Ukrainës iu dorëzuan 75 të burgosur lufte nga ushtarët ukrainas.

Po ashtu bëhet e ditur se shkëmbimi i të burgosurve të luftës u krye me ndërmjetësimin e EBA-s.

Shkëmbimi i të burgosurve të luftës u konfirmua edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Në një postim të bërë nga llogaria e Zelenskyy-t u konfirmua se kanë siguruar kthimin në Ukrainë të 75 ushtarëve të burgosur lufte nga Rusia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!