Vladimir Putin mund të dëshirojë që ushtarët e Koresë së Veriut të vendosen në kufirin e Rusisë me Ukrainën, sipas një eksperti.
Për Sky News, Sung-Yoon Lee, një specialist për Korenë e Veriut, tregoi se çfarë do të shpresonte të përfitonte presidenti rus nga bisedimet e tij me Kim Jong Un.
“Putini kërkon nga Koreja e Veriut municione, predha artilerie antitank dhe ndoshta edhe fuqi punëtore – pra, ushtarë të Koresë së Veriut që veprojnë në rajonin kufitar midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha ai.
I pyetur se çfarë e bazonte ai idenë se koreano-veriorët mund të shkonin në zonën e luftës, Lee tha: “Unë jam duke spekuluar, por kjo bazohet në disa fakte”./abcnews.al