Sulmet ruse vazhdojnë të godasin Kharkivin në veri-lindje të Ukrainës.
Guvernatori Oleh Synyehubov raportoi në Telegram se dy civilë janë plagosur nga bombardimet, një pretendim që BBC nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur.
Në muajt e parë të luftës, qyteti, i dyti më i madh i Ukrainës, u bombardua intensivisht.
Por në prill dhe maj, ushtria ukrainase i ktheu mbrapsht pushtuesit.
Megjithatë, qyteti mbetet brenda rrezes së artilerisë ruse dhe bombardimet vazhdojnë./abcnews.al/