Rusia bëhet gati të testojë vaksinën anti-Covid tek vullnetarët e parë

schedule16:06 - 7 Shtator, 2020

schedule 16:06 - 7 Shtator, 2020

Rusia do të nisë që t’ua ofrojë vaksinën e Covid-19, vullnetarëve që janë gati të dozohen, këtë javë.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Reuters që citon ministrin e Shëndetësisë Mikhail Murashko, dozat do të bëhen kuadër të një faze testimi që vjen pas regjistrimit të vaksinës.

Vaksina u zhvillua nga Instituti Gamaleya i Moskës dhe u aprovua pas më pak se dy muajsh nga testet në njerëz, sipas presidentit rusVladimir Putin.

Lideri rus madje ka deklaruar se ka lejuar vajzën e tij që ta bëjnë vaksinën eksperimentale.

Perëndimi është treguar skeptik në lidhje me këtë vaksinë, por Putin është zotuar muajin e shkuar se vaksina është e sigurt. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!