Në qytetin e Tomsk, në pjesën jug perëndimore të Siberisë, një banor vendas 40 vjeçar, i dhuroi 125 emigrantëve një shtëpi, shkruan rainews.it. Ai e ndau shtëpinë në një centimetër për secilin, dhe kjo gjë u shkrua dhe në kontratë, ku firmosën ai dhe 125 pronarët e rinj të shtëpisë.
Objektivi ishte që t’i garantonte secilit prej tyre të drejtën e rezidencës. Por gjykta vendore e anuloi aktin noterial. 40 vjeçari u akuzua për mashtrim, pasi akuzohet se ua ka shitur shtëpinë emigrantëve, dhe nuk ia ka dhuruar atë.
Por akuza u rrëzua në apel me këmbënguljen e tij se e kishte dhuruar shtëpinë eksluzivisht për të bërë në mirësi kundrejt emigrantëve./abcnews.al


