Rusi i arrestuar në Shqipëri/ Gjykata Kushtetuese pezullon ekstradimin e Igor Kukunov drejt Rusisë

schedule18:52 - 30 Tetor, 2024

schedule 18:52 - 30 Tetor, 2024

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar  pezullimin e ekstradimit te shtetasit rus Igor Kukunov drejt Rusisë.

Sipas vendimit të gjykatës, procedurat e ekstradimit do të pezullohen deri në një vendimmarrje të dytë.

Por avokati i tij Isuf Shehu, konfirmon për ABC News se Policia e Shtetit ka shoqëruar drejt Rinasit Kukunov dhe pritet të kryejnë eksdradmimin e tij me firmën e ministrit të Drejtësisë, Ulsi  Manja.

Igor Kokunov akuzohet në Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”.

Sipas avokatëve, kërkimi i Kukunov është firmosur nga zv.prokurori i Përgjithshem i Rusisë, i cili është shpallur “non grata” nga organizatat ndërkombëtare ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Rusi Kokunov u ndalua në Murriqan gushtin e vitit të kaluar në bazë të një urdhri kërkimi ndërkombëtar, edhe pse më herët kishte udhëtuar në Gjermani dhe Mal të Zi./abcnews.al