Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij koreano-verior Kim Jong Un diskutuan sot mundësinë e dërgimit të një kozmonauti koreano-verior në hapësirë, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.
Pas takimit që Putin pati sot në Kozmodromin Vastochny në Lindjen e Largët Ruse, Peskov theksoi se ministrat e jashtëm të dy vendeve do të takohen muajin e ardhshëm në Korenë e Veriut.
Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se nuk ka plane që Putin të vizitojë Phenianin.