Sipas një sondazhi të kryer nga një qendër publike studimesh, 24% e popullatës ruse në moshë të rritur nuk ka përdorur kurrë internet. Në vitet e fundit përqindja tregon një tendencë në zbritje. Ishte 30% në 2015 dhe 27% dy vite më pas. Grupi kryesor që është më aktiv në internet është ai i të rinjve. Ndërsa një e katërta e 50-vjeçarëve lidhen çdo ditë. Kjo shifër disa vite më parë ishte vetëm 10%. Më shumë se gjysma e të intervistuarve lidhen çdo ditë në rrjetin e internetit në Rusi. /abcnews.al
Rusi, 24% e popullsisë në moshë të rritur nuk ka përdorur kurrë internetin
schedule13:07 - 15 Nëntor, 2018
schedule 13:07 - 15 Nëntor, 2018
