Rusët sulmuan spitalin psikiatrik, guvernatori i Kharkiv: Ky është krim lufte, gjenocid

schedule11:07 - 11 Mars, 2022

schedule 11:07 - 11 Mars, 2022

Guvernatori rajonal i Kharkiv ka dënuar sulmin e sotëm në një spital psikiatrik, duke thënë se ishte një krim lufte kundër civilëve. Ukraina ka akuzuar forcat ruse për goditjen e një spitali psikiatrik pranë qytetit lindor të Ukrainës, Izyum.

Oleh Synegubov, guvernatori i rajonit të Kharkiv, tha se 330 persona ishin qenë në spital gjatë sulmit, duke përfshirë disa që ishin në karrige me rrota ose të paaftë për të lëvizur. 73 njerëz u evakuuan, ndërsa numri i viktimave nuk është përcaktuar ende, raporton Reuters.

“Ky është një krim lufte kundër civilëve, gjenocid kundër kombit ukrainas”, shkroi ai në Telegram. Nga ana tjetër, ndonëse episodet përsëriten, Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!