Ekipi i BBC raporton në një nga vendet e shpërthimit në Lviv. Qyteti i Ukrainës perëdimore u shënjestrua sot nga rusët.
Një prej objekteve të goditur me raketa është një servis, i konfirmuar gjithashtu edhe nga qeveria.
Shërbimet e urgjencës nuk na lejojnë të hyjmë në zonë ose t’ju japim vendndodhjen e saktë, raporton BBC.
Nga ndërtesa ende del tym. Dhjetëra zjarrfikës janë në vendngjarje. “U ndje si një tërmet,” thotë Yaroslav, i cili jeton aty pranë. Një burrë tjetër thotë se dyert e shtëpisë së tij 10 km larg u tronditën nga shpërthimi.
Ata janë të zemëruar dhe pyesin se sa më shumë shkatërrim është i gatshëm të dëshmojë Perëndimi përpara se të sigurojë më shumë armë për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës.
Myroslava, e cila ishte gjithashtu afër në kohën e sulmit, thotë se dukej si një avion. /abcnews.al

