Katër raketa kanë goditur rajonin e Lvivit në Ukrainë, sipas guvernatorit Makysm Kozytskyi. Në një postim në kanalin e tij zyrtar Telegram ai citoi “informacione paraprake”.
“Qëndroni në strehimore”, ka shkruar ai, duke iu bërë thirrje njerëzve.
Për sulmet në qytet ka raportuar gjithashtu ekipi i BBC. “Një alarm i sulmit ajror ra rreth 45 minuta para shpërthimit. Sidoqoftë, sirena të tilla janë të zakonshme në LviV, shumë njerëz ishin ende në rrugë, dhe ne ishim në restorantin e hotelit në katin e fundit kur pamë shtëllungat e tymit në distancë”, raportoi ekipi. /abcnews.al