Të paktën një person është vrarë nga një sulm rus në një hotel në qytetin Bakhmut, në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, sipas autoriteteve lokale.
“Sipas informacioneve paraprake, ka të vdekur dhe të plagosur, një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar”, shkroi guvernatori lokal Pavlo Kyrylenko në Facebook.
Sipas tij, sot në mëngjes armiku nisi tre sulme me raketa në Toretsk dhe një në Avdiivka. Në komunitetin Kurakhove, qyteti Kurakhove u sulmua, si dhe Hirnyk, Kurakhivka dhe Hostre.
Shërbimi lokal i urgjencës tha se deri më tani është konfirmuar një i vdekur dhe katër të plagosur. /abcnews.al