Forcat ruse kanë sulmuar një depo me acid nitrik në qytetin lindor të Ukrainës, Rubizhne, duke shkaktuar që një re tymi toksik që ka mbuluar zonën, sipas zyrtarëve ukrainas.
Banorët e Rubizhne janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda ose të mbajnë një maskë për fytyrën të zhytur në solucionin e natriumit, citoi CNN, Serhiy Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk.
? WARNING ❗
In Rubizhne, #Luhansk region, Russian troops hit a tank with nitric acid!
Nitric acid is very dangerous if inhaled, swallowed or if it is in contact with skin.
The consequences of this incident are similar to usage of chemical or biological weapons!
1/2 pic.twitter.com/o5kPccPg6u— Verkhovna Rada of Ukraine – Ukrainian Parliament (@ua_parliament) April 5, 2022
“Është më mirë të presësh brenda, ky acid do të dekompozohet pas shiut. Por askush nuk e di se kur do të bjerë shi.
Prandaj, ju lutemi shikoni këtë re rozë dhe nëse ajo lëviz drejt jush, ju lutemi fshihuni brenda dhe prisni brenda. Depoja u godit nga një tank”. /abcnews.al