“Rusët shkatërruan gjithçka,” situata në Kherson e rëndë pas largimit të pushtuesit: S’ka ujë e as energji elektrike

schedule09:20 - 13 Nëntor, 2022

schedule 09:20 - 13 Nëntor, 2022

Forcat ruse shkatërruan infrastrukturën kryesore në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, përpara se të tërhiqeshin. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ato që janë shkatërruar janë infrastruktura kritike si komunikacioni, uji, ngrohja, energjia elektrike, etj.

Kryebashkiaku i Kherson-it tha se situata humanitare është e rëndë për shkak të mungesës së ujit, ilaçeve dhe bukës, ndërsa banorët banorët festuan çlirimin e tyre në atë që Zelensky e quajti një “ditë historike”.

Kryetari i bashkisë, Roman Holovnia u shpreh për mediat: “Qyteti ka një mungesë kritike, kryesisht të ujit. Aktualisht nuk ka mjaft ilaçe, nuk ka bukë të mjaftueshme sepse nuk mund të piqet: nuk ka energji elektrike.”

Zelensky shtoi po ashtu se autoritetet, në përpjekje për të stabilizuar rajonin, kanë trajtuar rreth 2,000 mina, tela dhe predha të pashpërthyera të mbetura nga rusët në largim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!