Negociatat mes rusëve dhe ukrainasve do të vazhdojnë në ditët në vijim online, me qëllim për të arritur një marrëveshje përfundimtare që do t’i japë fund luftës në territorin ukrainas.
Kështu është raportuar nga një burim nga delegacioni rus në RIA Novosti. “Negociatat do të vazhdojnë përmes video-konferencave”, tha burimi, duke shtuar se rusët do të largohen sot nga Stambolli dhe do të kthehen në Moskë.
Ndërkaq, në deklaratat e bëra pas bisedimeve, shefi i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, përsëriti se Putin nuk është kundër takimit me Zelenskyn, por se kjo do të bëhet për nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare.
Ai tha gjithashtu se propozimet e Kievit janë një hap konstruktiv drejt kompromisit dhe se Moska do t’i marrë ato seriozisht. Përveç kësaj, ai shtoi se ukrainasit premtuan se nuk do të anëtarësohen në asnjë bashkim ushtarak, ndërsa siguria ushtarake e kërkuar nga Ukraina nuk lidhet me territoret e Krimesë dhe Donbasit. /abcnews.al