Rusët pretendojnë se kanë rrëzuar shtatë dronë mbi Belgorod

schedule23:50 - 25 Shtator, 2023

schedule 23:50 - 25 Shtator, 2023

Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan shtatë dronë ukrainas mbi rajonin jugor të Belgorodit të hënën, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov në Telegram. 

Sipas z. Gladkov, nuk ka pasur viktima. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më vonë se forcat ruse kishin shkatërruar dy drone mbi rajonin e Kurskut. 

Nuk janë dhënë detaje të sulmit.  Të dy rajonet Belgorod dhe Kursk kufizohen me Ukrainën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!