Rusët përgjojnë ushtrinë gjermane/ Russia Today: Regjistrimin audio 38 minutësh zyrtarëve gjermanë

schedule22:01 - 2 Mars, 2024

schedule 22:01 - 2 Mars, 2024

Shërbimi Ushtarak i Kundërzbulimit Gjerman ka nisur hetimet pasi një media Rusa Today, një media ruse kjo e kontrolluar nga autoritetet e Kremlinit publikoi një regjistim ku dëgjohen zyrtarët gjermanë që diskutojnë për dërgimin e raketave të lundrimit Taurus në Ukrainë.

Në rregjistrimin audio 38 minutësh zyrtarët gjermanë dëgjohen duke diskutuar për sulme kundër Krimesë, gadishullit Ukrainas të aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Të tjera diskutime përfshinë edhe sulme strategjike ndaj Urës së Kërçit që lidh Rusin me Krimenë e pushtuar. Shumë nga mediat ndërkombëtare thonë se nuk mund të verifikojnë në mënyrë të pavarur përmbajtjen apo autenticitetin e këtij rregjistrimi.

Kancerlati gjerman Olaf Scholz ka refuzuar që të dërgojë raketa lundrimi Taurus në Ukrainë  nën pretendimini se një hap I tillë do të sillte zgjerim të konfliktit me Moskën dhe Berlinin që do të përfshiheshin në konflikt së bashku.

Megjithatë pavarësisht refuzimit të Scholz për dërgimin e këtyre raketave në Ukrainë, në bisedimin e zyrtarëve ushtark gjerman dëgjohen diskutime sesi këto rraketa do të ndihmonin Kievin, sipas bisedës së rregjistruar që është publikuar nga media pro Putin Russia Today./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!