Raketat balistike ruse kanë goditur një ndërtesë kolektive në Sumy të Ukrainës, ku si pasojë dhjetë persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë dhe mbi 50 tjerë janë plagosur.
“Një sulm tjetër me raketa balistike në qytetin Sumy që kishin shënjestruar ndërtesat kolektive të banuara me civilë”, u tha nga administrata e këtij qyteti.
Madje edhe të gjitha ndërtesat tjera përreth janë dëmtuar, kurse ekipet e shpëtimit kanë dalë për të nxjerrë të mbijetuarit e mundshëm që kanë ngecur nën rrënoja.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se në mesin e të vrarëve ka edhe fëmijë, duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e armëve të rënda perëndimore që do t’ju ndihmonin të mbronin territorin e tyre.