Agjencia shtetërore ruse e hapësirës Roscosmos njoftoi se programi i fluturimeve të përbashkëta me NASA-n në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (MSS) do të zgjatet deri në vitin 2025.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Interfax.
Fluturimet e përbashkëta po vazhdojnë “për të ruajtur besueshmërinë e operacionit MSS” dhe do të kryhen në anijet kozmike ruse dhe amerikane, tha Roscosmos.
Në këto fluturime, një astronaut amerikan dërgohet në MSS si pjesë e ekuipazhit të anijes ruse, domethënë një kozmonaut rus bëhet pjesë e ekuipazhit amerikan, njoftoi Interfax./abcnews.al