Rusët bombardojnë zona të banuara në Kharkiv, 5 viktima dhe 11 të plagosur

schedule00:34 - 22 Qershor, 2022

schedule 00:34 - 22 Qershor, 2022

Forcat ruse kanë bombarduar të martën mbrëma qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in. Këtë herë, në shënjestër të pushtuesit ishin zona të banuara dhe industriale nëpër qytet, sipas Serhii Bolvinov, kreut të Departamentit Hetimor të Policisë Kombëtare në Kharkiv.

Si pasojë e bombardimeve mbetën të vrarë pesë persona dhe 11 të plagosur.

Përveç atyre që vdiqën në Kharkiv, katër persona të tjerë u vranë në qytetet dhe fshatrat përreth, duke përfshirë një vajzë 8-vjeçare. Zyrtarët ukrainas raportuan rritje të bombardimeve ruse gjatë natës rreth zonës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!