Rusët bombardojnë godinat arsimore, një i vdekur dhe 11 të plagosur në Kharkiv

schedule11:12 - 18 Mars, 2022

schedule 11:12 - 18 Mars, 2022

Një person është vrarë dhe 11 janë plagosur pasi rusët bombarduan një institucion të arsimit të lartë dhe ndërtesa banimi në Kharkiv, thonë shërbimet e urgjencës.

Sulmi dëmtoi rëndë ndërtesën arsimore gjashtëkatëshe, së bashku me dy blloqe apartamentesh fqinje, thonë shërbimet, raporton BBC.

Punonjësit e urgjencës kanë arritur të shuajnë zjarrin dhe po punojnë nëpër rrënoja për të nxjerrë një person që është ende i bllokuar brenda. /abcne3ws.al