Një sulm i rëndë ka ndodhur në një burg në Nafplions të Greqisë, ku një rumun është rrahur nga një shqiptar dhe për pasojë ka përfunduar në spital.
Raportohet se 39-vjeçari nga Rumania ishte burgosur për shkak se akuzohet se murosi gruan e tij në Kyparissa.
Në spital u zbulua se rumuni nuk kishte ndonjë dëmtim të rëndë, megjithatë u vendos që të ndërrohej qelia dhe të mos lihej më me shqiptarin.
Historia tragjike mes Rumunit dhe gruas së tij, filloi vite më parë, pasi viktima, e quajtur Monika Gius , ishte abuzuar disa herë nga burri i saj.
Gjurmët e gruas ishin humbur që në shkurt ku në gusht të këtij viti u zbulua nga fqinjët se ajo ishte murosur. /abcnews.al/