Drejtori i përgjithshëm i Bayern Mynich, Karl-Heinz Rummenigge, ka disa fjalë për Leroy Sane. Ky i fundit u bë sërish protagonist në sfidën e fundjavës që lamë pas sepse u zëvendësua dy herë brenda ndeshjes. CEO i bavarezëve kërkon që ai të fillojë të përshtatet me lojën e Bayernit, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ketë sukses.
“Leroy nuk ishte i lumtur dhe kjo ishte më se e kuptueshme. Unë bisedova me Flick këtë mëngjes dhe ai më tha se duhet të bëntë y nuk ishte i lumtur dhe kjo ishte më se e kuptueshme. Unë bisedova me Flick këtë mëngjes dhe ai më tha se duhet të bëntë çdo gjë për të fituar ndeshjen. Trajneri kërkonte të luante Musiale sepse objektivi ishin tre pikët”, deklaron gjermani.
“Unë mendoj se trajneri nuk kërkonte t’i jepte një mësim atij. Zoti i ka dhënë Sanes një talent të pabesueshëm. Ai duhet të përshtat me lojën e Bayernit. Ne gjithmonë do të bëjmë gjithçka për të fituar ndeshjet. Dikush si Thomas Muller nuk e ka talentin e tij, por ishte ndër më të mirët kundër Leverkusenit. Leroy tani duhet të bëjë hapin tjetër dhe të “infektohet” me genin tonë”, përfundon Rummenigge. /abcnews.al