Rummenigge: Flick nuk ikën në kombëtare, Bierhoff u tregua i padrejtë

schedule18:57 - 5 Shkurt, 2021

schedule 18:57 - 5 Shkurt, 2021

Bayern Munchen zbret në fushë sonte në mbrëmje përballë Hertha Berlin. Ekipi i Hansi Flick synon tre pikët e radhës në kryeqytet, teksa tre ditë më vonë zhvillon duelin gjysmëfinal të Botërorit për Klube kundër egjiptianëve të Al Ahly.

CEO i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge flet për Sport1.de rreth së ardhmes së trajnerit Flick. Ky i fundit është i preferuari i Federatës (DFB) për të zëvendësuar Joachim Low në stolin e kombëtares, por Rummenigge qetëson tifozët e Bayernit.

Hansi është një trajner ambicioz dhe dëshiron të fitojë të tjerë trofe me ne. Ai ka fituar gjithçka, por është e rëndësishme të jetë i uritur për të arritur suksese të tjera. Ai ka një nisur një rrugëtim të suksesshëm te Bayerni, jemi në rrugën e duhur.

Ai do të jetë trajneri ynë edhe sezonin e ardhshëm, është 100% e sigurt. Bierhoff u shpreh se nuk është i çmendur të përjashtojë Flick si kandidaturë për Gjermaninë.

Oliver gaboi me atë që tha. E cilësoj të padrejtë qëndrimin që mbajti ndaj Joachim Low, trajnerit aktual të kombëtares“, thekson drejtuesi i kampionëve të Gjermanisë dhe Evropës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!