Rumania nis trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët  F-16

schedule09:54 - 7 Korrik, 2023

schedule 09:54 - 7 Korrik, 2023

Rumania njoftoi ditën e djeshme trajnimin e pilotëve, përfshirë ukrainas, në përdorimin e avionëve luftarakë F-16. Stërvitja do të bëhet me kontributin e aleatëve, dhe ndërsa Kievi insiston në dhënien me koncesion të avionit për të përballuar pushtimin rus.

“Së bashku me aleatët e tjerë dhe kompaninë për prodhimin e avionëve, një qendër rajonale do të krijohet në Rumani për të trajnuar pilotët,” tha në një deklaratë këshilli i lartë kombëtar i mbrojtjes së Rumanisë.

“Këtu do të stërviten pilotët rumunë të avionëve amerikanë F-16 dhe më pas qendra do të hapet për pilotët e vendeve aleate dhe partnerëve të NATO-s , përfshirë Ukrainën ”, sipas të njëjtit burim.

Vende të tjera kanë shprehur synimin e tyre për të ndihmuar Ukrainën të trajnojë pilotët e saj F-16 pasi u dha drita jeshile nga SHBA.

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, tha në fund të majit se Polonia tashmë ka filluar trajnimin e tyre dhe se disa vende janë të gatshme të furnizojnë forcat ajrore ukrainase me avionë të tillë.

Qeveria holandeze shpreson të jetë në gjendje të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas në F-16 deri në verë, tha ministrja e Mbrojtjes Kaisa Holgren muajin e kaluar.

Danimarka po përgatitet gjithashtu të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas.

/abcnews.al