Fabian Ruiz mund të largohet nga skuadra e Napolit gjatë merkatos së dimrit, kontrata e të cilit mbaron në verën e ardhshme.
Ruiz është i gatshëm që të largohet nga Napoli, pasi nuk ka interesim që të rinovojë kontratën, siç raportojnë mediat italiane.
Liverpool është skuadra e cila ka shfaqur interes për 25-vjeçarin dhe një transferim i mundshëm mund të ndodhi gjatë janarit, edhe Barcelona dhe Reali nuk ngelen prapa ndaj shërbimeve të lojtarit.
Napoli me gjasë do të kërkojë deri në 15 milionë euro për kartonin e lojtarit, derisa vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 45 milionë. /f.a/abcnews.al