Ruhet struktura e “Zonjës së Parisit”

schedule23:17 - 15 Prill, 2019

schedule 23:17 - 15 Prill, 2019

Struktura e katedrales “Notre Dame” e cila u përfshi nga flakët është ruajtur. Zjarrfikësit francezë kanë mundur të ruajnë një pjesë të mirë të “Zonjës së Parisit”.
“Zjarri ka rënë me vrull dhe ne mendojmë që struktura e Notre-Dame është ruajtur, sidomos pjesa veriore”, tha Sekretari i Shtetit i Ministrit të Brendshëm, Laurent Nuñez. Kreu i departamentit të zjarrfikësve, tha se struktura e Notre-Dame de Paris ishte “ruajtur në tërësi”. Nga ana tjetër, dy të tretat e kulmit të saj janë përfshirë nga flakët. Ndërsa një zëdhënës i katedrales theksoi: “Gjithçka po digjet, nuk do të mbesë asgjë nga korniza e saj. Në betejë me zjarrin janë katërqind zjarrfikës të pranishëm në vendngjarje./abcnews.al