Rudina Hajdari zbulon arsyen: Pse u ula në tryezën për Reformën Zgjedhore

schedule17:50 - 20 Janar, 2020

schedule 17:50 - 20 Janar, 2020

Gjatë fjalës së saj në seancën e parë parlamentare për këtë sesion të ri, Rudina Hajdari ka zbuluar arsyen pse pranoi të ulet në tryezën e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Hajdari u shpreh se pranoi të ulet në atë tryezë, pasi sipas saj kjo reformë do u kthejë shqiptarëve besimin tek vota.

Ndërkaq, shtoi se po ashtu nuk do të jenë bllokues të saj, por nuk do lejojnë që kjo tryezë të kthehet në një pazar politik në kurriz të qytetarve.

Dua t’i shpjegj shiptarëve arsyen pse u ula në atë tryezë. Unë u ula në atë tryezë për tu garatuar atyre se Reforma Zgjedhore do të jetë nga ato që do reformojë sistemin që tu jaë shqiptarëve besimin e plotë për votën, që të jenë në gjendje të zgjedhin dhe jo thjeshtë të votojnë. Ne nuk do cedojmë në asnjë lloj pike. Kuptohet që ne nuk do bëhemi bllokues, por nuk do lejojmë që Reforma të bëhet pazari i radhës në kurriz të shqiptarëve. Angazhimi ynë do jetë në funksion të kësaj axhende. Ne do  ju japim një reformë të thellë të Reformës Zgjedhore. Ne kemi nevojë për më shumë mbështetje nga qytetarët. Është e qartë se ne po përjetojmë një krizë të thellë ndaj shtetit. Reforma nuk do jetë pazari i radhës politik midis dy partive. Ndaj dua të theksoj që ne duhet të testojmë çfarë duan qytetarët shqiptarë, duke e testuar ndoshta edhe përmes një referendumi apo cfarëdo forme tjetër. Unë mendoj se shqiptarët duhet të zgjedhin me lista të hapura”, tha Hajdari.

Gjithashtu deputetja falenderoi edhe njëherë opozitën jashtë Parlamentit që pranoi të ulet në tryezë, ndërsa shtoi se Reforma Zgjedhore është e vetmja mënyrë për të nxjerrë vendin nga kriza.

Ne sot duhet të largohemi nga tendenca autoritare dhe nga papërgjegjshmëria që përjetuam vitin e kaluar. Dalja nga kjo krizë duhet të vijë nga reformat e mëdha. Reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore. Gjatë këtyre muajve të fundit angazhimi ynë si deputetë të opozitës ka qenë që ne të hapim debatin e madh për ndryshimin e sistemit. Unë dua ti falenderoj të gjithë edhe opozitën jashtë parlamentare që më në fund pranoi të ulet. Kjo refomë nuk duhet të mbetet si një pazar i radhes. Ne duhet t’u kthejmë shqiptarëve beismin te vota”, u shpreh Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!