Rudina Hajdari: Vlerësoj vendimin e Bashës për t’u kthyer në tryezë, të ndryshojmë sistemin

schedule17:33 - 22 Maj, 2020

schedule 17:33 - 22 Maj, 2020

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari ka përshëndetur vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për t’u rikthyer në tryezën për Reformën Zgjedhore.

Hajdari thotë se tashmë duhet pranuar gjetja e konsesusit për ndryshimin e sistemit që të arrijmë rezultate nga kjo tryezë.

“E vlerësoj faktin që Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për përfundimin e reformës zgjedhore.

 Është gjë pozitive që ai kthehet në KP, por gjithashtu duhet të pranojmë gjetjen e konsensusit mbi çështjen e ndryshimit të sistemit, në mënyrë që të arrijmë rezultate nga kjo tryezë”, shkruan Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!