Rudina Hajdari tregon gjendjen shëndetësore: Si po kurohem nga Covid në kushtet e shtëpisë

schedule16:00 - 4 Nëntor, 2020

schedule 16:00 - 4 Nëntor, 2020

Deputetja Rudina Hajdari e vetkarantinuar pas infektimit me Covid-19 ka treguar detaje në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rudina shkruan se që prej ditës së djeshme nuk ka patur më simptoma, ndërsa ka treguar edhe shqetësimet që ka pasur më herët.

Deputetja ka treguar gjithashtu edhe rutinën e saj në këto ditë që po kalon në karantinë duke ushtruar gjimnastikë dhe duke pirë vitamina dhe pilula.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, Së pari ju falenderoj nga zemra për gjithë urimet për shërim të shpejt që më keni nisur. E keqja dhe e mira kalohen me miq dhe këto ditë edhe pse e izoluar, jam ndier mes mijëra njerëzve të mirë e për këtë ju jam mirënjohëse.

Fatmirësisht nga dje nuk kam patur më shqetësime si pasojë e simptomave të virusit Covid19. Ditët e para ishin pak të vështira, me dhimbje kyçesh, koke, temperaturë dhe lodhje të trupit. Sipas këshillave të mjekëve jam kuruar me vitaminë C dhe D si edhe pilula për qetësimin e dhimbjeve.

Kam shpenzuar disa orë në ditë në ballkon për ajër të pastër dhe kam bërë gjimnastikë në kushte shtëpie. Sot, përveç nuhatjes dhe shijes të cilat ende nuk më janë kthyer, ndihem shumë mirë dhe besoj se shpejt do të ribëj testin për t’iu rikthyer aktivitetit të përditshëm.

Ndërkohë e kam shfrytëzuar këtë kohë për të komunikuar me ju në mesazhet pafund që më keni nisur dhe do vazhdoj ta bëj rregullisht. Ju uroj shëndet dhe shihemi së shpejti.

n.d./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!