Rudina Hajdari reagon pas publikimit të videos së kryebashkiakut duke thithur kokainë

schedule21:07 - 22 Janar, 2020

schedule 21:07 - 22 Janar, 2020

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas publikimit të videos së kryebashkiakut të Bulqizës duke konsumuar lëndë narkotike.

Video u publikuar në Abc News nga gazetari Artan Hoxha pasditen e sotme, ndërsa deputetja shprehet se Bulqiza një vend me pasuri minerale prej vitesh është shfrytëzuar nga politikanë e biznesmenë.

“Një vend me pasuri minerale si Bulqiza, prej vitesh është shfrytëzuar nga politikanë e biznesmenë. Qytetarëve të këtij vendi nuk ju ofrohet asgjë më shumë se mjerim dhe varfëri, ndërkohë që kryebashkiakë përcaktohen konsumatorë të kokainës dhe bashkëpunues të drogës”, shkruan ajo në një postim në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!